Rikthehet Justin Bieber, lanson këngën ‘What do you mean?’ (Video)

Justin Bieber është rikthyer me këngë të re.

ShowBiz

28/08/2015 17:43

Pas një muaji paralajmërim për këngën nga shumë yje botërorë, kënga më e re nga Justin Bieber është lansuar.

Këngëtari më në fund ka vendosur t’i rikthehet muzikës, pas shumë skandaleve dhe asnjë muzikë të re, transmeton Lajmi.net.

Kënga e Bieber ‘What do you mean’ është lansuar si video me tekst, e megjithëse videoja është mjaft artistike, këngëtari i ka realizuar edhe videoklip ndërsa për herë të parë do ta performojë në mbrëmjen e së dielës në MTV VMA.
Videoja është lansuar sot ndërsa fansat kanë bllokuar Youtuben, megjithëse problemi për numërimin e shikimeve ishte rregulluar./Lajmi.net

YouTube player