Rikthehet Hazard, në listë për ndeshjen ndaj Monchengladbach
Eden Hazard është kthyer më shpejt se sa ishte folur në medie.

Sport
Belgu çuditërisht është futur në listën e trajnerit Zinedine Zidane për ndeshjen e së martës kundër Borussia Monchengladbach, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Hazard është duke vuajtur me dëmtime të shumta që nga ardhja e tij në kryeqytetin spanjoll. Ai ka stërvitur sot me skuadrën, por me gjasë do ta nisë takimin nga banka rezervë.
Lista e plotë e Real Madrid për ndeshjen ndaj Gladbach:
Portierë: Courtois, Lunin dhe Altube.
Mbrojtësit: E. Militao, Sergio Ramos, R. Varane, Marcelo, F. Mendy dhe Santos.
Mesfushorët: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde dhe Isco.
Sulmuesit: Hazard, Benzema, Asensio, Lucas V., Jovic, Vini Jr., dhe Rodrygo. /Lajmi.net/