Rikthehet Europa League – Sonte luan Barcelona

Sonte, më fillim nga ora 18:45 do të rifillojë Europa League me ndeshjet e para çerekfinale.

Sport

07/04/2022 08:51

Ndeshja e parë e mbrëmjes do të jetë ajo në mes të Leipzig dhe Atalantas e cila parashihet të dhurojë futboll të bukur, marrë parasysh stilin e lojës së të dy ekipeve, shkruan lajmi.net.

Pas saj, radhën e ka Barcelona kundër Eintracht Frankfurtit, ndeshje që do të luhet në “Deutche Bank Park”. “Blaugranët” udhëtojnë vetëm për fitore, në mënyrë që çështja e kualifikimit tutje të zgjidhet sa më herët.

Ndeshje të tjera që do të zhvillohen këtë orë janë: Braga – Rangers, dhe West Ham – Lyon. /Lajmi.net/