Riformatim në shkollën e futbollit të Prishtinës, Artan Luzi drejtor, Dallku e Curri trajnerë
Klubi më i trofeshëm kosovar, Prishtina ka bërë ndryshime të mëdha në shkollën e futbollit.
Sport
Kryeqytetasit kanë rifomartuar shkollën e futbollit, duke ia besuar postin e drejtorit trajnerit të njohur nga Shqipëria, Artan Luzi.
Luzi njëkohësisht është edhe ndihmës trajner i Mirel Josës te skuadra e parë e Prishtinës.
Dy legjendat e klubit, Armend Dallku dhe Debatik Curri kanë marrë poste të trajnerëve në kategori të reja.
Njoftimi i plotë nga klubi bardhekaltër:
FC Prishtina ka emëruar drejtor të Shkollës së futbollit, Artan Luzi. Trajneri nga Tirana, me përvojë me akademi të futbollit në Itali, ndihmës i parë i kryetrajner Josa, ka marrë përsipër punën e vështirë të riformatimit të Shkollës së futbollit e cila ka katër vite has në vështirësi të mëdha, sidomos ato të infrastrukturës.
Luzi, me ambicie pozitive, ka përveshur mëngët dhe menjëherë ka filluar së aplikuari plan-programin e programuar ai për punën e ardhshme me të rinj.
Shkolla e futbollit të FC Prishtina, me 11 trajnerë, koordinatorin e Shkollës si dhe fisioterapeutin do të punoj nga të gjitha grupmoshat e reja duke filluar nga mosha 6 vjeç.
Shkolla e futbollit të FC Prishtina do të stërvitet tre herë në javë nga gjenerata U6 deri U11.
Gjeneratat U11 deri te U17 katër herë në javë.
U19 e skuadrës stërvitet konform ekipit të parë.
Të gjitha grupmoshat stërvitjet i mbajnë, deri në përfundimin e fushave të klubit, në fushën e Rilindjës në Toukbaçe dhe në stadiumet e mbyllura “Prince”. Ditët e stërvitjes janë e martë, e premte, e shtunë dhe e diel nga ora 08:00 deri në ora 12:00.
Pagesa për grupmoshën U6 deri U11 është 30 euro, ndërsa nga grupmosha U11 deri te U17 – 40 euro.
Për të gjithë fëmijët që bëjnë pagesë vjetore u ofrohet seti i pajisjeve si dhe transporti falas dhe nga shuma e përgjithshme bëhet zbritje prej 50 eurosh.
Për herë të parë, pas shumë kohësh, edhe Shkolla e futbollit do të vishet me fanellat e njëjta sikurse ekipi i parë të firmës “Jako”.
/Lajmi.net/