Ribery ‘refuzoi’ Botërorin

Doktori i Francës, Franck Le Gall ka bërë të ditur se Franck Ribery ka frikë nga injeksionet duke hedhur dyshime se mesfushori refuzoi zgjidhjen e përkohshme të problemit në shpinë në mënyrë që të luajë në Kampionatin botëror.

Sport

13/06/2014 11:36

Mesfushori Franck Ribery është një prej mungesave më të mëdha në Kampionatin botëror në Brazil.

Ylli i Francës nuk do të jetë në gjendje të luajë për Kombëtaren e tij për shkak të një problemi në shpinë. Mirëpo, e përditshmja franceze “Le Parisien” ka publikuar disa akuza mbi futbollistin e Trekolorëve, duke raportuar se ai pati zgjidhje për të luajtur në Brazil, por nuk i shfrytëzoi ato.

“Frank ka frikë nga injeksionet”, deklaroi Franck Le Gall, mjeki i Kombëtares franceze, duke bërë të qartë se Ribery mund të injektohej kundër dhimbjeve, por nuk deshi.

Si do qoftë, problemi i Ribery në shpinë duket të jetë mjaft serioz për faktin se ylli i Bayern Munichut shprehu dëshpërimin e tij të madh pas lajmit se nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Francës në garën më të rëndësishme të futbollit ndërkombëtar.