Ribery ka një mesazh për Liverpoolin

Franck Ribery këmbëngul se Bayern Munich nuk ka “frikë nga Liverpooli”, derisa të dy klubet po përgatiten për përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve.

Sport

07/03/2019 12:22

Bayern Munich javën e ardhshme në shtëpi e pret Liverpoolin në kërkim të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë në ‘Anfield Road’ ka përfunduar 0-0.

“Ndihemi pozitivë dhe do të luajmë në shtëpi”, ka deklaruar Ribery për ‘Bild’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne kemi besim në aftësitë tona dhe nuk kemi frikë nga Liverpooli”.

“Nëse luajmë së bashku dhe luftojmë, atëherë mund të shkojmë në çerekfinale. Ne kemi një mundësi të vërtetë”./Lajmi.net/