Rezultat tenisi në Superligën e Kosovës, Ballkani ‘shkatërron’ Trepçën ‘89
Skuadra e Ballkanit ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Trepçës ’89 me rezultatin e thellë 7-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Kosovës. Ekipi i Ilir Dajës ‘shkatërroi’ mysafirët nga Mitrovica dhe qysh në pjesën e parë shënuan tre gola me anë të: Berishës (2) dhe Dellovës,…

Sport
Skuadra e Ballkanit ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Trepçës ’89 me rezultatin e thellë 7-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Kosovës.
Ekipi i Ilir Dajës ‘shkatërroi’ mysafirët nga Mitrovica dhe qysh në pjesën e parë shënuan tre gola me anë të: Berishës (2) dhe Dellovës, shkruan Lajmi.net
Në pjesën e dytë, ekipi nga Suhareka ishte më e fortë, ku shënoi edhe katër gola tjerë. Realizatorët ishin: Rrahmani (2), Kuc dhe Harmon.
Me këtë fitore Ballkani rikthehet në pozitën e parë me 61 pikë, një më shumë se vendi i dytë, Drita (60). Kurse Trepça ’89 mbetët në pozitën e tetë me 33 pikë./Lajmi.net/