Rezoluta, zgjatja buxhetore, komisionet parlamentare – krejt çka u vendos në seancën e parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh sot në një seancë të jashtëzakonshme plenare, të udhëhequr nga kryetarja Albulena Haxhiu, me ftesë të 40 deputetëve nënshkrues. Në fillim të seancës, kryetarja Haxhiu njoftoi se presidentja Vjosa Osmani ka ndërmarrë hapat ligjorë për zëvendësimin e deputetëve që janë bërë pjesë e kabinetit qeveritar. Me këtë rast…
Lajme
Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh sot në një seancë të jashtëzakonshme plenare, të udhëhequr nga kryetarja Albulena Haxhiu, me ftesë të 40 deputetëve nënshkrues.
Në fillim të seancës, kryetarja Haxhiu njoftoi se presidentja Vjosa Osmani ka ndërmarrë hapat ligjorë për zëvendësimin e deputetëve që janë bërë pjesë e kabinetit qeveritar. Me këtë rast u bë betimi i 18 deputetëve të rinj, të cilët morën zyrtarisht mandatin në legjislaturën e dhjetë.
Gjatë seancës, me kërkesë të kryetarit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u votua që shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë të kalojë si pikë e parë e rendit të ditës. Pas miratimit të shmangies nga rregullorja, Kuvendi me 90 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim miratoi rezolutën e paraqitur nga deputeti i PDK-së, Përparim Gruda.
Rezoluta kërkon nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që të sigurojnë zbatimin me përpikëri të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, si dhe standardeve ndërkombëtare për një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm. Ajo thekson gjithashtu domosdoshmërinë e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të tjerëve, në përputhje me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Gjatë debatit, kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, propozoi shtimin e një pike në tekstin e rezolutës, por propozimi nuk mori mbështetjen e nevojshme as që të dal në votim.
LDK nuk votoi fare për Rezolutën, kurse i vetmi që votoi kundër ishte deputeti i VV-së, Fatos Geci.
Seanca vijoi me miratimin e Propozim-vendimit të Qeverisë për zgjatjen e zbatimit të Ligjit për ndarjet buxhetore të vitit të kaluar fiskal edhe për muajin mars 2026, me qëllim të shmangies së pengesave në procesin e pagesave deri në miratimin e buxhetit të ri.
Në fund, Kuvendi miratoi përbërjen e 16 komisioneve parlamentare për legjislaturën e dhjetë, me anëtarët e propozuar nga grupet parlamentare, sipas ndarjes së dakorduar në Kryesinë e Kuvendit.
Njoftimi i plotë nga Kuvendi i Kosovës: