Rezervistët e Arsenal mposhtin Blackpool, “gunners” në fazën tjetër të FA Cup
Arsenal ka arritur që me sukses ta mposht skuadrën e Blackpool, me rezultatin 3:0.
Sport
Unai Emery vendosi që në këtë ndeshje të futet me rezervistët e skuadrës, të cilët nuk e zhgënjyen aspak.
“Gunners” krijuan epërsinë qysh në minutën e 11’ me anë të Joseph Willock, shkruan lajmi.net.
Në minutën e 37’, Arsenal dyfishuan epërsinë dhe fituan qetësinë, përsëri me anë të Willock, i cili regjistroi golin e dytë personal në këtë takim.
Në pjesën e dytë, londinezët gjetën golin edhe njëherë, kësaj radhe me anë të Alex Iwobi, në minutën e 82 të takimit.
Kësisoj, skuadra e udhëhequr nga Unai Emery kalon në raundin e katërt të garave, duke iu bashkuar skuadrave si Man Utd e Chelsea. /Lajmi.net/