Rey Manaj shënon golin e parë në Seria A, realizon ndaj Sassuolos

Sulmuesi i Spezias, Rey Manaj më në fund ka gjetur golin për Spezian.

Sport

05/12/2021 16:34

Pas transferimit te klubi italian, jo gjithçka ishte mirë për shqiptarin që disa herë nuk u ftua ose qëndronte në stol, derisa shumicën e rasteve zhvillonte 25-30 minuta, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, tani që ka besimin e trajnerit, Manaj gjeti golin e parë në Seria A kundër Sassolos.

Pas një harkimi të bukur, shqiptari realizoi lehtësisht në portën e zbrazur./Lajmi.net/