Rexhaj nga VV: Faton Hajrizi është kriminel, Kosova i ka lajmëruar shtetet fqinje për ikjen e tij
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka cilësuar si kriminel të ikur nga burgu të dyshuari për vrasjen e një polici në Serbi dhe plagosjen e tjetrit. Rexhaj ka thënë se shtetet fqinje kanë qenë të paralajmëruara disa herë nga institucionet e Kosovës për ikjen e të dyshuarit për rastin në fjalë, Faton Hajrizit,…
Lajme
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka cilësuar si kriminel të ikur nga burgu të dyshuari për vrasjen e një polici në Serbi dhe plagosjen e tjetrit.
Rexhaj ka thënë se shtetet fqinje kanë qenë të paralajmëruara disa herë nga institucionet e Kosovës për ikjen e të dyshuarit për rastin në fjalë, Faton Hajrizit, dhe rrezikun potencial që mund të vie nga ai.
“Institucionet e Kosovës, me informacionet që i kam. Kur ka ikë ky prej burgu, i ka lajmëru shtetet fqinje se mund të ju vij nga dera. E kemi kry obligimin tonë, ne nuk jemi në Interpol, kemi dështu me u anëtarësu, rasti është i qartë”, u shpreh ai.
Rexhaj u shpreh se rasti i Hajrizit është rast i izoluar dhe se nuk mund të përdoret për qëllime politike.
“Ai është një rast i izoluar, është një person i vetëm. Është një kriminel që ka ikë prej burgu, ka kërcënu zyrtar të institucioneve. Nëse krahasohet me Banjksën, ka qenë sulm i organizuar, i argumentuar e analizuar nga agjencitë tona të inteligjencës”, tha ai./Lajmi.net