Rexhaj: Ftesa e LDK-së është arrogante- Kurti është më i votuar se Ibrahim Rugova e Vjosa Osmani
Edhe një deputet i Vetëvendosjes e ka kundërshtuar propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për qeveri tranzitore, duke e cilësuar si të “kotë”. Arbër Rexhaj tha se “në vend se të ecim përpara, ata propozojnë të shkojmë mbrapa”. “Vullneti i qytetarëve të Kosovës se Albin Kurti është njeriu më i votuar në historinë e Kosovës.…

Lajme
Edhe një deputet i Vetëvendosjes e ka kundërshtuar propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për qeveri tranzitore, duke e cilësuar si të “kotë”.
Arbër Rexhaj tha se “në vend se të ecim përpara, ata propozojnë të shkojmë mbrapa”.
“Vullneti i qytetarëve të Kosovës se Albin Kurti është njeriu më i votuar në historinë e Kosovës. Ajo çka propozon LDK-ja është devijim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Ne e kemi dashur se nuk jemi bllokues dhe përkundrazi kemi propozuar koalicion me LDK, por ajo dëshiron të shkojë mbrapa”, tha Rexhaj.
Gjithashtu gjatë deklarimit para mediave, deputeti i VV-së, Rexhaj tha se kreu i partisë së tij- Albin Kurti është lideri më i votuar në histori.
“Është më i votuar se Rugova e Vjosa Osmani. Pa dashur të tingëllojë arrogant, por ftesat e LDK-së janë arrogante”, tha ai./Lajmi.net/