Revolucion teknologjik: Microsoft zbulon syzet që iu lejojnë të “prekni hologramet”

Kompania multinacionale e teknologjisë, 'Microsoft', ka lansuar një palë syze të realitetit virtual që ua mundësojnë përdoruesve të "prekin hologramin".

Auto & Tek

25/02/2019 21:13

Pajisja premton të sjellë stilin e jetesës teknologjike, duke iu mundësuar të ndërveproni me grafika kompjuterike, kur ajo vihet në funksion, transmeton lajmi.net.

Microsoft lansoi së pari syzet virtuale ‘HoloLens’ në vitin 2016, por teknologjia e ofruar në këto syze ka progresuar shpejtë.

Syzet e reja ‘HoloLens 2’, ndërkaq, kanë bërë një numër përmirësimesh, e më e rëndësishmja është saktësia e ndjekjes së lëvizjes së duarve.

Secili prej gishtërinjve tuaj mund të sinkronizohet dhe gjurmohet, kështu që ju mund të ndërveproni me grafikat e gjeneruara nga kompjuteri shumë saktësisht.

“Për herë të parë, do të keni ndjesinë e të prekurit një hologram, të ndërveprosh dhe të luash me të”, tha Alex Kipman, zbuluesi i kësaj pajisjeje, njëherësh edhe inxhinier në kompaninë Microsoft.

Microsoft është duke planifikuar të shesë syzet për 4.000 euro. Lansimi i pajisjes inovative pritet të jetë dispozicion më vonë këtë vit, në një përzgjedhje të vogël vendesh, në të cilat përfshihen edhe ShBA-të. /Lajmi.net/