Reus largohet nga Dortmund, “Bild” zbulon klubin e ri (FOTO)
Marco Reus do të largohet nga Borussia Dortmund.

Merkato
Marco Reus do të largohet nga Borussia Dortmund pas përfundimit të këtij sezoni.
“Sport Bild” raporton se mesfushori gjerman do të transferohet në Arsenal, nëse Alexis Sanchez largohet nga Emirates Stadium, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.
Reus tashmë një kohë të gjatë kërkohet nga Arsenal.
Ndërsa, në të kaluarën ishte objektiv i Real Madridit dhe Barcelonës. /Lajmi.net/