Restaurimi perfekt i kullave në Prekaz mund të kushtojë deri në 20 milionë euro

Të çarat po rriten thuajse për ditë në kullat e Jasharajve në Prekaz.

Lajme

19/05/2022 23:17

Ato për vite me radhë po presin t’i nënshtrohen konservimit, për çka qeveria Kurti pati krijuar një komitet ndërministror.

Kjo trupë është në pritje detyrës projektuese nga një komision i ekspertëve vendas e rajonal, që deri kah mesi i muajit qershor çka do t`i hap rrugë për gjetjen e kompanisë për hartimin e projektit te përgjithshëm.

Ky restaurim do të kushtojë rreth 20 milionë euro dhe parasheh pos konservimit të shtëpive edhe ndërtimin e një muzeu, amfiteatri e parkingu për makina.

Edhe vizitorët mirëpresin një investim dinjitoz në atë kompleks, pasi vlerësojnë se meritojnë shumë më shumë.