Restaurantet në Holandë – “serra të vogla” është forma e re e tyre
Të shkuarit në restorant do duken tanimë shumë më ndryshe në vendet Evropiane.

Fun
Restauranti Mediamatic Eten në Amsterdam ka prezantuar “serra të vogla” rreth secilës tryezë si pjesë e masave për distancimin social të koronavirusit, transmeton lajmi.net.
Kjo thuhet se është pjesë e një përpjekje për të inkurajuar njerëzit të kthehen në restorante mes pandemisë.
“Është disi interesante sepse i kemi pasur këto serra tashmë për disa vjet. Ne i ndërtuam ato për të bërë projekte të artit me bazë bimësh”, ka thënë Willem Velthoven, drejtor i Qendrës së Artit Mediamatic dhe restorantit. /Lajmi.net/
