Republikanët francez mblidhen për të diskutuar situatën e Francois Fillon
Komiteti politik i partisë franceze Republikane, do të mblidhet të hënën për të diskutuar situatën e kandidatit të saj presidencial, Francois Fillon.
Bota
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga partia, duke shtuar se do të diskutohet për situatën aktuale dhe organizimin para zgjedhjeve, shkruan Reuters.
“Duke pasur parasysh ndryshimin e situatës politike shtatë javë nga zgjedhjet presidenciale, komiteti politik do të mblidhet të hënën më 6 mars”, kanë bërë të ditur nga partia.
Skandali i Fillon në lidhje me punën e ‘rreme’ të gruas së tij, i ka kushtuar republikanëve që kanë pësuar rënie drastike në zgjedhjet. /Lajmi.net/