Don Phenom ka ndarë me ndjekësit disa video në rrjete sociale, përmes së cilave ka edhe një pyetje për ndjekësit, shkruan lajmi.net.
Ai u shfaq duke konsumuar lëndë narkotike, ndërsa pyet se a duhet të bëhen legale ato dhe pret përgjigjet e ndjekësve.
Don Phenom nuk është artisti i vetëm shqiptar që del haptas duke konsumuar lëndë narkotike, pasi veprime të ngjashme kanë bërë edhe disa të tjerë.
Ai ka paralajmëruar albumin e ri për të cilin është duke punuar gjatë kësaj periudhe, ndërsa po xhiron edhe disa videoklipe. /Lajmi.net/