Reperi i njohur amerikan anulon koncertet për të qëndruar pranë familjes

Chance the Rapper ka shtyer turneun e koncerteve.

ShowBiz

11/09/2019 13:32

Chance the Rapper ka njoftuar fansat se ka anuluar koncertet e tij dhe shkak është familja, shkruan lajmi.net.

Ai ka pak ditë që u bë baba i një vajze, ndërsa tani ai dëshiron të qëndrojë afër familjes së tij.

Me këtë rast, ai ka vendosur t’i anulojë koncertet e turneut, për të qëndruar më shumë kohë pranë familjes.

“Ky vit ka qenë më i miri në jetën time, martesa, fëmija, albumi i parë dhe shumë të tjera. Kur Kensli lindi, unë isha në turne dhe humba pikat më të rëndësishme në jetën e saj. Në këtë pikë, si burrë dhe baba i dy fëmijëve e kuptoj se nuk mund ta bëj atë gabim përsëri. Duhet të jem i dobishëm dhe i domosdoshëm për gruan time në këta muaj duke i rritur fëmijët. Ju kërkoj falje pasi e di që shumë nga ju po më prisni, por shpresoj që do të më kuptoni dhe do ma falni. Turneu fillon nga janari i vitit tjetër dhe ju mund që tani t’i bleni tiketat”, ka shkruar ndër të tjera ai. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B2M7VQhgYyP/