Reperi i famshëm thyen heshtjen pas akuzave për sulm ndaj Megan Thee Stallion

Tory Lanez falënderon fansat për mbështetjen.

ShowBiz

10/10/2020 12:06

Tory Lanez po mbron veten publikisht pas akuzës për sulm, duke shtënë në drejtim të Megan Thee Stallion, duke argumentuar se ai meriton ditën e tij në gjykatë, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

Reperi theu heshtjen e tij të premten në mëngjes pasi zyra e qarkut në L.A, e cila akuzoi atë të enjten për sulm me armë zjarri.

Tory është përgjigjur së fundi duka ua kujtuar fansave se akuza nuk është dënim dhe tha se koha do ta tregojë, duke shtuar “E vërteta do të dalë në dritë”.

Pretendohet se Tory i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore reperes dhe në rast dënimi mund të vuajë deri në 22 vjet e 8 muaj burg.

Akuzat erdhën në kohën kur Tory po lëshon albumin, në të cilin pretendon pafajësinë e tij në shumë këngë. /Lajmi.net/