Rënie e temperaturave, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë javës së ardhshme në Kosovë do të ketë rënie të temperaturave. “Do të jetë një javë mjaftë dinamike dhe me rënie të temperaturave”, njofton IHK. Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen që vende -vende…

Lajme

08/09/2024 10:19

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë javës së ardhshme në Kosovë do të ketë rënie të temperaturave.

“Do të jetë një javë mjaftë dinamike dhe me rënie të temperaturave”, njofton IHK.

Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen që vende -vende të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

Ditën e martë moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me shi. Reshjet e shiut të shoqëruara me rrufe parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e Republikës.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-8m/s.

Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s.

Ditën e enjte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Të premten moti do të mbajë me diell dhe vranësira të shpërndara . Vranësitrat në pjesën e dytë të ditës vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimt me shpejtësi 1-5m/s.

“Kushtet agrometeorologjike do të jenë në përmirësim e sipër, duke përfshirë edhe kushtet hidrike”, thuhet në njoftim.