Rama për VV-në: Hajde t’a bëjmë sallën koncertale, projekti është gati, UNDP po na ndihmon, ka mbetur vetëm nënshkrimi i ministres së Kulturës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka bërë thirrje ministres së Kulturës që të nënshkruajë dokumentin e nevojshëm për realizimin e projektit të sallës koncertale në kryeqytet. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se projekti tashmë është i gatshëm dhe se Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) është i gatshëm të…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka bërë thirrje ministres së Kulturës që të nënshkruajë dokumentin e nevojshëm për realizimin e projektit të sallës koncertale në kryeqytet.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se projekti tashmë është i gatshëm dhe se Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) është i gatshëm të ndihmojë në realizimin e tij, transmeton lajmi.net.
Sipas Ramës, për të vazhduar me këtë projekt ka mbetur vetëm nënshkrimi i ministres së Kulturës.
Ai gjithashtu ka ironizuar me deklaratat e Lëvizjes Vetëvendosje për dashurinë ndaj Prishtinës, duke u bërë thirrje që kjo të dëshmohet edhe përmes mbështetjes së projekteve për kryeqytetin.
“Hajde t’ua japim artistëve një skenë të dinjitetshme në zemër të Prishtinës”, ka shkruar Rama, duke ftuar për mbështetjen e projektit./lajmi.net/