Rënie e rasteve të sëmundjeve malinje dhe beninje në vitin 2024

Numri i rasteve të reja me sëmundje malinje dhe beninje ka shënuar një ulje në vitin 2024, krahasuar me vitin 2023. Rastet e reja janë reduktuar për 12.5%, nga 4,165 raste në vitin 2023, në 3,644 raste në vitin 2024, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. “Në vitin 2024, numri i vizitave…

Lajme

06/09/2025 22:04

Numri i rasteve të reja me sëmundje malinje dhe beninje ka shënuar një ulje në vitin 2024, krahasuar me vitin 2023.

Rastet e reja janë reduktuar për 12.5%, nga 4,165 raste në vitin 2023, në 3,644 raste në vitin 2024, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

“Në vitin 2024, numri i vizitave në institucionet shëndetësore, kryesisht vizitave parandaluese, është rritur në të gjitha nivelet, qofshin ato në shëndetin primar, sekondar ose edhe në atë terciar.

Tek të prekurit me sëmundje malinje dhe beninje vërehet një rënie e rasteve të reja (-12,5%), krahasuar me vitin 2023 (që ishin 4 165 raste të reja të prekura nga sëmundjet malinje dhe beninje) derisa në vitin 2024 ky numër ka rënie në 3 644 raste të reja.” – thuhet në raportin e ASK-së.