Rënia e fasadës së një ndërtese në Fushë Kosovë, Komuna bën apel për kujdes: Janë vendosur shirita mbrojtës

Komuna e Fushë Kosovës, ka njoftuar se inspektorati ka dal në terren për të inspektuar një objekt nga ku ka rënë fasada. Zona është rrethuar dhe janë vendosur shirita mbrojtës për të parandaluar rrezikimin e qytetarëve, shkruan lajmi.net. “Si pasojë e kësaj ngjarjeje, një veturë ka pësuar dëme materiale, ndërsa një person ka mbetur i…

Lajme

25/01/2026 23:33

Komuna e Fushë Kosovës, ka njoftuar se inspektorati ka dal në terren për të inspektuar një objekt nga ku ka rënë fasada.

Zona është rrethuar dhe janë vendosur shirita mbrojtës për të parandaluar rrezikimin e qytetarëve, shkruan lajmi.net.

“Si pasojë e kësaj ngjarjeje, një veturë ka pësuar dëme materiale, ndërsa një person ka mbetur i lënduar dhe aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Komuna e Fushë Kosovës u bën apel të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar. Institucionet komunale do të vazhdojnë monitorimin e situatës dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë publike”, kanë njoftuar nga kjo Komunë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: