Remitencat rriten për 6.3%

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se remitencat vazhdojnë të jenë njëra ndër shtyllat kryesore të të hyrave për Kosovën.

Lajme

30/12/2019 07:56

“Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore shënuan vlerën prej

553.3 milionë euro deri në gusht 2019, apo 6.3 përqind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018″, thuhet në raportin e fundit të BQK-së.

Remitencat që pranohen në Kosovë kryesisht vijnë nga Gjermania dhe Zvicra, prej nga dërgohen 41.3 përkatësisht 19.8 përqind e gjithsej remitencave.

‘Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 7.1 përqind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë.

Në kuadër të llogarisë financiare, hyrjet e IHD-ve në Kosovë arritën vlerën prej 199.2 milionë euro duke shënuar rritje prej 22.9 përqind krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018”, ka njoftuar BQK, raporton RTKlive.

Në kuadër të strukturës së IHD-ve, sipas BQK-së, kapitali dhe fondi i investimeve në aksione arriti vlerën prej 161.0 milionë euro dhe shënoj rritje prej 2.1 përqind, ndërsa IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerën prej 38.2 milionë euro (4.4 milionë euro në periudhën e njëjtët të vitit 2018).