Rekordi i Ranierit
Monaco takohet sonte me Valenciennes, dhe në shikim të parë mund t’ju duket si një duel i rëndomtë në Ligue 1. Mirëpo, ndeshja do të jetë shumë e rëndësishme për ekipin e sidomos trajnerin Claudio Ranieri. Monaco është në formë, ka fituar pesë ndeshjet e fundit dhe në rast të një tjetër trepikëshi kundër Valenciennes,…
Sport
Monaco takohet sonte me Valenciennes, dhe në shikim të parë mund t’ju duket si një duel i rëndomtë në Ligue 1. Mirëpo, ndeshja do të jetë shumë e rëndësishme për ekipin e sidomos trajnerin Claudio Ranieri.
Monaco është në formë, ka fituar pesë ndeshjet e fundit dhe në rast të një tjetër trepikëshi kundër Valenciennes, do të barazojë serinë e fitoreve të njëpasnjëshme, të cilën nuk e ka bërë nga viti i largët 2003, nën drejtimin e Didier Deschamps.
Kjo do të ishte një arritje shumë e madhe për trajnerin Ranieri i cili më herët gjatë këtij sezoni është përballur me spekulime rreth largimit nga detyra pasi klubi bëri shpenzime të mëdha gjatë verës duke angazhuar përforcime të shtrenjta, përshirë sulmuesin Radamel Falcao.
Me fitore, Monaco do të ngjitej në pozitën e parë, por PSG do ta rikthejë kreun nëse mposht Lillen të dielën.