Rekord i Zi: 17 të vdekur dhe 1 mijë e 112 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Në 24 orët e fundit, nga 3935 testime të kryera në Shqipëri janë konfirmuar 1112 raste me koronavirus, ndërsa 991 persona raportohet të jenë shëruar, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Lajme
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 594 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 12 janë të intubuar.
Procesi i vaksinimit ka vijuar sot në tre qendrat e vaksinimit në Tiranë, Shkodër, Vlorë. Gjatë ditës së sotme janë kryer 736 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 3049 vaksina antiCOVID.
Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 392, Kavajë 107, Durrësi 86, Vlorë 54 raste etj.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 991 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 60,675 që nga fillimi i epidemisë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça, të moshave 43-79 vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë, me koronavirus në Shqipëri janë 96,838 raste, prej tyre 60,675 janë të shëruar, 34,546 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1,617 persona./A2