Reinier afër transferimit te Benfica

Lojtari i Real Madridit, Reinier Jesus është afër transferimit në Portugali, te Benfica.

Sport

26/06/2022 14:54

Jesus është shumë afër që të bëhet një lojtar i ri i Benfica-s.

Skuadra portugeze ka kërkuar transferimin e sulmuesit brazilian dhe marrëveshja mes palëve siç mëson ‘Marca’ është afër të finalizohet, përcjell lajmi.net.

Kushtet e marrëveshjes flasin për një transferim pa opsion blerjeje, pasi drejtuesit e Real Madridit vazhdojnë të besojnë në lojtarin.

20 vjeçari ka kontratë me ‘Mbretërit’ deri në vitin 2026, sezonin e kaluar kaloi si i huazuar te ekipi gjerman, Borussia Dortmund./Lajmi.net/