Rehatimi i kunatave: Kryetari i Gjilanit i konfirmon me zë e figurë punësimet familjare në komunë

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i ka konfirmuar punësimet e familjarëve në komunë. Ai e ka pranuar në debatin me Jeta Xharrën se i është punësuar kunata, dhe se kontratën për të e ka nënshkruar drejtori i Arsimit. Kurse, për kunatën e drejtorit të Arsimit e cila gjithashtu u punësua, e ka nënshkruar kontratën vetë…

Lajme

11/11/2024 11:40

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i ka konfirmuar punësimet e familjarëve në komunë.

Ai e ka pranuar në debatin me Jeta Xharrën se i është punësuar kunata, dhe se kontratën për të e ka nënshkruar drejtori i Arsimit.

Kurse, për kunatën e drejtorit të Arsimit e cila gjithashtu u punësua, e ka nënshkruar kontratën vetë kryetari i Gjilanit.

Diskutimi:

Alban Hyseni: Drejtori duhet me nënshkru. Ky i ka nënshkru të tjerat, unë e kam nënshkru kontratën e kunatës së këtij, pasi është konflikt interesi.

Jeta Xharra: Grus së fotografit a ia ke nënshkru ti?

Alban Hyseni: Nuk e di nëse është gruaja e fotografit.

Jeta Xharra: Për kunatën tënde e ka nënshkru drejtori i Arsimit, për drejtorin e arsimit, kunatën e tij, e ke nënshkru ti

Alban Hyseni: Po.