Refuzon të kryen marrëdhënie seksuale, rrahet në mizorisht nga i dashuri (Foto +18)

Stefani Littlewood (32) nga Leeds mezi mbijetoi, pasi i dashuri i saj i dehur e kishte rrahur atë në mënyrë më brutale, shkaku ishte se ajo nuk pranoi të ketë marrëdhënie seksuale me të.

Bota

22/09/2016 22:42

Wayne Hoban i kishte thyen nofulla Sfefanit, poashtu edhe disa dhëmbë, pasi e kishte qëlluar egërsisht në fytyrë.

Stefani ka vendosur që këtë disa fotografi të gjendjes së saj të tmerruar t’i shfaqte në Facebook që të tregonte të gjitha lëndimet e shkaktuara nga Wayne. Ai e kishte gjuajtur atë në dysheme dhe e kishte goditur mbi 40-50 herë, transmeton lajmi.net.

“Gjithë natën është sjellë në mënyrë agresive dhe barbare. Kur nuk pranova të bëja seks më të, ai më qëlloj në nofull dhe u largua nga dhoma. Megjithatë, kur ai u kthye, ai më gjuajti më kyçin e këmbës dhe me hodhi nga shtrati, rashë në dysheme, dhe nuk mund të lëvizja më. Ai u ul mbi mua dhe më goditi pa u ndalur një 40-50 herë”, tha Stefani.

Edhe pse kanë kaluar disa muaj, Stefani ende ka njërin sy të nxirë, sepse asaj i ishin këputur kapilarët, dhe dentistë ende nuk i ka rregulluar dhëmbët e saj.

Wayne mori vetëm 16 muaj burg, por ka gjasë t’i rritet dënimi pasi dy muaj ishte në arrati. /Lajmi.net/

14358692_1780899072127886_292308393216545831_n 14457505_1780898902127903_8877714838476432708_n 14449798_1780898498794610_7487364092147100863_n 14390739_1780898172127976_5692007379502848161_n 14358795_1780897812128012_4479640578411064625_n 14344314_1780897528794707_7877182158517657287_n 14457299_1780896582128135_3027017086181833120_n 14449039_1780896528794807_8637174345688729471_n 14390985_1780897702128023_1887652805354817962_n 14390891_1780897345461392_3107396154389773028_n