Refuzoi miliona nga Arabia Saudite, ylli francez nuk largohet nga Bayern Munich

Kingsley Coman ka refuzuar dy oferta të çmendura nga Arabia Saudite. Shtypi gjerman shkruan se sulmuesi i majtë francez u ka thënë “jo” dy propozimeve nga futbolli saudit. Konkretisht dy kontratave 3-vjeçare. Njëra nga e cila do të përfitonte 45 mln euro dhe tjetra plot 65 mln euro pagë sezonale! Gjithsesi, 27-vjeçari nuk është menduar…

Sport

08/08/2023 23:46

Kingsley Coman ka refuzuar dy oferta të çmendura nga Arabia Saudite. Shtypi gjerman shkruan se sulmuesi i majtë francez u ka thënë “jo” dy propozimeve nga futbolli saudit.

Konkretisht dy kontratave 3-vjeçare. Njëra nga e cila do të përfitonte 45 mln euro dhe tjetra plot 65 mln euro pagë sezonale!

Gjithsesi, 27-vjeçari nuk është menduar gjatë dhe ka refuzuar propozimet e sheikëve. Pasi preferon të jetë pjesë e Bayernit dhe të luftojë për të fituar përsëri Champions League.

Trofe që e shijoi si protagonist në vitin 2020. Pasi goli i tij i dhuroi Bayernit fitoren 1-0 ndaj PSG-së dhe trofeun e madh.

Coman luan me rekordmenët e futbollit gjerman prej vitit 2015. Në janarin e vitit të kaluar rinovoi për herë të fundit deri në verën e vitit 2027 me bavarezët.