Refuzohet padia kundër Qeverisë së Kosovës për kompensimin e zyrtarëve publikë, Supreme e cilëson të pabazuar kërkesën
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pathemeltë padinë e paraqitur nga S.S., e cila kishte kërkuar shfuqizimin e disa neneve të rregulloreve për kompensimin dhe shtesat e zyrtarëve publikë. Padia ishte ngritur kundër Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, me pretendimin se kriteret që përjashtojnë kompensimin për zyrtarët publikë…
Lajme
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pathemeltë padinë e paraqitur nga S.S., e cila kishte kërkuar shfuqizimin e disa neneve të rregulloreve për kompensimin dhe shtesat e zyrtarëve publikë.
Padia ishte ngritur kundër Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, me pretendimin se kriteret që përjashtojnë kompensimin për zyrtarët publikë që ushtrojnë funksione shtesë në komisione apo borde të brendshme janë diskriminuese, transmeton lajmi.net.
Në arsyetimin e saj, Gjykata Supreme ka vlerësuar se Ligji për Pagat në Sektorin Publik është i qartë dhe se kompensimi për funksione shtesë lejohet vetëm kur ato nuk janë pjesë e detyrave bazë të zyrtarit publik. Sipas njoftimit, “kriteri sipas të cilit kompensimi nuk përfitohet kur komisioni apo bordi themelohet nga institucioni ku zyrtari është i punësuar, është në harmoni me Ligjin për Pagat”.
Gjykata ka theksuar gjithashtu se ndërhyrja në aktet nënligjore bëhet vetëm kur ato janë në kundërshtim të qartë me ligjin apo Kushtetutën, gjë që sipas saj nuk është konstatuar në këtë rast.
Si rrjedhojë, Gjykata Supreme ka vlerësuar se institucionet e paditura kanë vepruar brenda autorizimeve ligjore dhe se pretendimet e paditëses janë të pabazuara.
Njoftimi i plotë: