Refuzohet kërkesa, finalja e DFB Pokal do të zhvillohet pa tifozë

Mbetet njëjtë: tifozët e Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen nuk do të lejohen të shikojnë finalen e DFB Pokal në 'Olympiastadion'.

Sport

18/06/2020 09:31

Finalja e Kupës së Gjermanisë do të zhvillohet pa spektatorë. Kjo u njoftua nga Shoqata Gjermane e Futbollit të mërkurën në mbrëmje, transmeton lajmi.net.

Më parë, DFB kishte aplikuar në Senatin e Berlinit për të lejuar 5000 tifozë për klub në finalen mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen në stadiumin e Hertha Berlin më 4 korrik.

“Kjo kërkesë ka marrë përgjigje negative sepse nuk ka asnjë bazë ligjore për të”, tha DFB.

“Disponueshmëria aktuale në Berlin do të thotë që ngjarje të mëdha me më shumë se 1.000 njerëz janë të ndaluara në kryeqytet deri në 30 gusht të vitit 2020”. /Lajmi.net/