Refugjati sirian poston letër të hapur drejtuar britanikëve në Facebook (Foto)

Një refugjat sirian ka shkruar një letër publike drejtuar britanikëve, duke i falënderuar të gjithë njerëzit të cilët e ndihmuan atë për të gjetur një shtëpi të re në këtë vend.

Fun

06/12/2015 09:29

Ahmed al-Rashid, që ka emrin në Facebook Jack AR, e shkroi këtë letër në një faqe solidariteti duke ia bashkëngjitur fotografinë e dhomës së tij të re të gjumit.

Në letrën, që ka marrë më shumë se 4,000 pëlqime dhe 1,000 shpërndarje, Rashid shpjegon dëshpërimin e braktisjes së shtëpisë së tij në Siri, por edhe për lehtësimin e madh në pritjen që i ishte bërë në Britani.

Kur u shpërngula në këtë shtëpi dhe mu tregua dhoma ime nga familja e cila po më mban në shtëpinë e tyre, u habita dhe u mahnita nga sjellja e tyre dhe mënyra se si më trajtuan. Mikpritja dhe kujdesi që ata treguan për të më bërë të ndjehem rehat është diçka që unë nuk kam fjalë për ta përshkruar. Ky ishte një lehtësim i jashtëzakonshëm që largoi frikën dhe shqetësimet e mia.”

Rashid, i cili tha për i100.co.uk se kishte punuar për disa kohë për Unicefin në Irak dhe Siri për t’i ndihmuar refugjatët e tjerë përpara se të ikte vetë, u largua nga shtëpia e tij në Alepo në fillim të këtij viti.

Ai shpjegoi se udhëtimi i tij tetë-javor e kishte dërguar atë nëpër veri të Sirisë, Turqi, ishullin grek Kos dhe Francë. (lajmi.net)