Refugjatët rrëmbejnë vagonin e trenit për të shpërthyer kufirin greko-maqedon (Video)
Derisa tensionet në kufirin greko-maqedonas vazhdojnë të rriten, një grup i refugjatëve ka rrëmbyer një vagon treni në stacionin Idomeni, të cilin e kanë përdorur në përpjekjen e tyre për të thyer përmes barrikadën e policisë.
Bota
Disa qindra refugjatë kanë shtyrë vagonin me duart e tyre në drejtim të kufirit, duke e mbushur atë me gur të destinuar për t’u përdorur si armë kundër policisë, transmeton lajmi.net.
Ata u ndaluan nga policia greke, e cila në fund arriti të bindë turmën për ta lëvizur vagonin në pozicionin e tij të mëparshëm.
Anëtarët e grupit të refugjatëve i thanë mediave se kapja e vagonit ishte hakmarrje për sjelljet brutale nga ana e policisë që po ruanin kufirin. /lajmi.net