Redoni dhe Gili flasin për herë të parë, tregojnë pse u larguan nga Big Brother VIP Albania
Gili dhe Redoni u larguan papritur nga Big Brother VIP Albania, pas disa ditësh qëndrimi në shtëpi. Sot, ata shpjeguan arsyet pas këtij vendimi. Redoni, i cili u largua i pari, tregoi se përjetoi një përzierje emocionesh dhe e kuptoi që ndoshta nuk ishte në vendin e duhur. Ndërsa Gili falënderoi produksionin për mundësinë që…
ShowBiz
Gili dhe Redoni u larguan papritur nga Big Brother VIP Albania, pas disa ditësh qëndrimi në shtëpi.
Sot, ata shpjeguan arsyet pas këtij vendimi.
Redoni, i cili u largua i pari, tregoi se përjetoi një përzierje emocionesh dhe e kuptoi që ndoshta nuk ishte në vendin e duhur.
Ndërsa Gili falënderoi produksionin për mundësinë që i dhanë të ishte në BBVA me djalin e saj, duke theksuar se komentet e fansave ishin shumë pozitive dhe i kujtonin me dashuri këtë përvojë.
Gili gjithashtu shprehu mirënjohjen për produksionin dhe kërkoi ndjesë për largimin e papritur pa përshëndetje, duke e quajtur këtë vendim më të përshtatshëm për momentin.
Redoni më tutje theksoi se kishte shkuar për një lojë të thjeshtë, pa debate, por situata filloi të agravonte.
Ai u shqetësua për mundësinë e eskalimit të debatit dhe për shkak të nënës së tij, mendoi se mund të mos ishin në vendin e duhur për të qëndruar më gjatë.