Red Bull Solo Q – Sfidoje veten drejt fitores!

Red Bull Solo Q është këtu për t’ju dhuruar adhuruesve të League of Legends eksperiencën unike 1v1

Auto & Tek

14/05/2020 08:35

A jeni gati për duel? Turneu zyrtar 1v1 i lojës League of Legends (LoL) për lojtarët anë e mbanë botës, Red Bull Solo Q, në bashkëpunim me Xportal Esports fillon edhe në Kosovë!

Vitin e kaluar, ky turne – i njohur si Red Bull Player One – kishte pasur gjithsej 25,000 të regjistruar nga 29 shtete të ndryshme që garonin për titull. Këtë sezon, komuniteti mund t’i pret mbi 35 “National Qualifiers & Finals”, “International Online Qualifiers” dhe faza të reja të turneut.

Red Bull Solo Q është pak më ndryshe se ndeshjet tipike të “League of Legends”, duke e vendosur një lojtar kundër tjetrit në duele 1v1. Lojtari i parë që e fiton “First Blood”, e shkatërron kullën (Tower) të kundërshtarit apo i arrinë 100 minion pikë, e fiton duelin. Lojtarët nacionalë do të vazhdojnë në Finalet Regjionale ose drejt në finalen botërore Red Bull Solo Q World Finals. Veç kësaj, do të mbahen edhe fazat “International Online Qualifiers” dhe “Last-Chance Qualifiers” për të dhuruar një eksperiencë të vërtetë të qasjes në sporte elektronike.

Si pjesë e partneritetit me League of Legends Global Esports Events, fituesi i Red Bull Solo Q do ta përjetojë direkt 2020 League of Legends All-Star Event. Kampioni pra do të merr pjesë në festën e fundvitit të League, ku do të jetë përkrah atletëve më të mëdhenj të lojërave elektronike dhe personaliteteve të streamit, duke luajtur në lojëra speciale dhe duke marrë pjesë në evente ekskluzive!

Top atletë dhe shumë fytyra të njohura tjera nga skena e LoL do të dhurojnë shfaqje speciale përgjatë turneut.

International Online Qualifiers veçse është hapur për regjistrim.

Për më shumë informacione, vizitoni https://www.redbull.com/soloq, ku do t’i gjeni formatin, rregullat, kriteret dhe shumë njoftime tjera!

dhe

https://www.facebook.com/events/837699693390679/

 

Datat e eventit:

Kualifikimi 1   Online                         | 23.05.2020 |16:00

Kualifikimi 2   Online                         | 30.05.2020 |16:00

Kualifikimi 3   Online                         | 28.04.2020 |16:00

Kualifikimi 4   Online                         | 05.05.2020 |16:00

 

Linku për regjistrim:

https://www.toornament.com/en_GB/playlists/3541081914090668032