Red Bull ndërron pilotët, Albon në vend të Gasly

Red Bull ka larguar Pierre Gasly dhe ka emëruar Alex Albon si shokun e ri të skuadrës Max Verstappen.

Sport

12/08/2019 15:36

Ndryshimi do të ndodhë me efekt të menjëhershëm, duke filluar nga Çmimi i Madh i Belgjikës.

Gasly u bë shoku i skuadrës së Verstappen në fillimin e sezonit pas largimit të Daniel Ricciardo në Renault, transmeton lajmi.net.

Por, i riu i shumë vlerësuar ka luftuar për të mbajtur ritmin me Verstappen, dhe largimi i tij, ndonëse i pamëshirshëm, ishte parashikuar gjerësisht.

Gasly do të kthehet në Toro Rosso dhe partneri i tij do të jetë Daniil Kvyat.

I riu Albon filloi karrierën e tij në F1 në vetëm në muajin mars. /Lajmi.net/