Recetë natyrale: Qumësht kanelle për lëkurë të shëndetshme dhe humbje peshe

Konsumimi i një gote me qumësht të ngrohtë para se të flini është rutinë relaksuese dhe e shëndetshme por, nëse i shtoni edhe kanellë, atëherë vetëm sa shtohen efektet shëruese të pijes.

Lifestyle

26/09/2019 23:46

Qumështi me kanellë është një nga pijet më të shëndetshme që mund t’i konsumoni në përditshmëri. Kjo pije ka qenë e njohur me shekuj të tërë, ndërkaq rrënjët i ka edhe në Egjiptin e lashtë

Dr. Josh Axe tregon se hulumtuesit kanë zbuluar që kanella renditet e para nga 26 bimët më të njohura në botë sa i përket niveleve mbrojtëse antioksiduese. Gjithashtu ofron edhe shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë veti antibakteriale, antidiabetike dhe antikërpudhore, transmeton Kuzhina Shqiptare.

Kanella e zvogëlon kolesterolin, i parandalon rrezatimet e lira, e parandalon plakjen e parakohshme, e parandalon Alzheimerin, në disa raste ndihmon te personat me diabet duke e zvogëluar rezistencën e insulinës, etj

Kështu, qumështi me kanellë është një mënyrë e shijshme për t’i korrur të gjitha përfitimet e kanellës

Përbërësit:

¼ e lugës së çajit me pluhur kanelle (organike)
Një gotë qumësht të ngrohtë
Mjaltë (për shije)
Ekstrakt vanilje (opsionale)

Instruksionet:

Shtojeni kanellën në gotën me qumësht, pastaj ëmbëlsojeni me mjaltë. Nëse dëshironi ta pasuroni edhe më shumë shijen, atëherë shtoni ekstrakt vanilje. Pijeni kur është e nxehtë dhe shijojeni.