Recetë e lehtë për syfyr
Pallaqinka për syfyr.
Lifestyle
Përbërësit:
5 vezë
gjysmë litre qumësht (në mungesë të qumështit vetëm ujë)
pak kripë
sheqer vanileje
1 filxhan kafeje vaj
400 gram miell
Përgatitja:
Së pari tunden vezët pastaj shtohen: qumështi, vaji, kripa, sheqeri i vaniles e mielli dhe tunden të gjitha. Tigani per pallaqinka, pasi ngrohet me parë, lyhet me pak vaj. Pastaj, e hedhim pak brumë aq sa të krijohet një petë e hollë me trashësi prej 1mm. Pallaqinkat piqen në të dyja anët. Keshtu vazhdon derisa të harxhohet i tërë brumi.
Pallaqinkat mund të lyhen sipas dëshirës.