Reali thyen rekordin e klubit, ofron shumë ‘stratosferike’ për Salah
Skuadra e Real Madridit po mendon seriozisht t’i përforcojë radhët e saja me futbollistë cilësorë në afatin kalimtar veror dhe i preferuari për ta është sulmuesi i Liverpoolit, Mohammed Salah.
Sport
Salah, i cili po shkëlqen me Liverpoolin që prej kohës së transferimit të tij nga Roma, ka tërhequr vëmendjen e klubit madrilien e cila është gati të ofertojë një shifër stratosferike në drejtim të kampionëve evropian.
Shuma të cilën ‘Los Blancos’ janë gati të ofrojnë është rreth 150 milionë euro, raporton El Desmarque, transmeton lajmi.net.
Zinedine Zidane e sheh sulmuesin si një alternative shumë të mirë, pas problemeve për blerjen e kartonit të sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe.
Për egjiptianin nuk kanë rreshtur asnjëherë kritikat nga tifozët e Liverpoolit, anipse ka shënuar 15 gola në ligë këtë sezon dhe është në garë të ngushtë për këpucën e artë në Angli së bashku me lojtarë si: Sergio Aguero, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Jamie Vardy.
Lojtari sezonin e parë në ‘Anfield’ arriti të realizojë 32 gola duke përbërë një shifër rekord në Premierligë, të cilën nuk arriti ta përseriste më por që ishte ndër figurat kryesore të sukseseve të skuadrës nga ‘Merseyside’.
Marrë parasysh uljen e lehtë të rendimentit të tij nëpër vite, dhe ngritjen e formës së Sadio Manes, roli i liderit të sulmit për lojtarin veçse është duke u lëkundur dhe mundësia e largimit të tij për në Madrid nuk përjashtohet./Lajmi.net/