Reali shet Coentraon

Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Coentrao do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni për t’u transferuar në Premierligë, ku kërkohet nga Arsenal dhe Liverpool.

Sport

04/02/2015 08:45

Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Coentrao do të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, sipas tabloidit britanik “Daily Star”, ai do ta vazhdojë karrierën në Premierligë. Reprezentuesi portugez raportohet se i është ofruar Arsenalit dhe Liverpoolit që do të zhvillojnë një garë mes vete për t’i siguruar shërbimet e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Coentrao ka hasur në hapësirë të kufizuar për lojë gjatë këtij sezoni në skuadrën e trajnerit Carlo Ancelotti.

Dhe, ai mund të jetë një përforcim i dobishëm për të dyja klubet nga Premierliga që kërkojnë përforcime në mbrojtje.