Reali shet Benzeman, blen Agueron
Sergio Aguero, tashmë një kohë të gjatë është objektiv i Real Madridit. Sipas tabloidit britanik Sunday Mirror, gjiganti madrilen do të bëjë përpjekje të reja për transferimin e sulmuesit argjentinas, gjatë afatit kalimtar të verës. Dhe, interesimi i Paris Saint-Germain për blerjen e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema, ka shtyrë drejtuesit e gjigantit nga…

Sport
Sergio Aguero, tashmë një kohë të gjatë është objektiv i Real Madridit.
Sipas tabloidit britanik Sunday Mirror, gjiganti madrilen do të bëjë përpjekje të reja për transferimin e sulmuesit argjentinas, gjatë afatit kalimtar të verës.
Dhe, interesimi i Paris Saint-Germain për blerjen e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema, ka shtyrë drejtuesit e gjigantit nga Santiago Bernabeu të hidhen gjithnjë e më tepër pas transferimit të Agueros.
Argjentinasi është golashënuesi më i spikatur i Manchester Cityt, edhe pse ka pësuar lëndime të njëpasnjëshme deri më tani gjatë këtij sezoni.
Mirëpo, kualitetet e tij janë të padiskutueshme dhe emri i Agueros është përmendur gjatë bisedave mes trajnerit Carlo Ancelotti dhe presidentit Florentino Perez në mesin e përforcimeve për edicionin e ri.