Reali përgatitet për verën e ardhshme, në Bernabeu vijnë Mbappe dhe Camavinga

Real Madrid nuk heq dorë nga transferimi i Kylian Mbappe dhe Eduardo Camavinga.

Sport

09/07/2020 09:27

Sport.es raporton se Real Madrid është duke përgatitur ofertat për të nënshkruar me Kylian Mbappen e Paris Saint Germain dhe Eduardo Camavingan e Rennes vitin e ardhshëm, përcjell lajmi.net.

Gjiganti spanjoll u ka thënë të dy futbollistëve që të mos vazhdojnë kontratat me klubet e tyre, duke u bërë më të lehtë transferimin në vitin 2021.

Kylian Mbappe është një dëshirë e vjetër e Florentino Perez, si një lojtar i denjë që të do plotësonte boshllëkun e lënë nga Cristiano Ronaldo, por transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë, me PSG që do të kërkojë së paku 200 milionë euro.

Në anën tjetër, Camavinga pëlqehet nga Zidane, i cili edhe do të pajtohet të heq dorë nga Pogba, për të sjellë talentin Rennes./Lajmi.net/