Reali përgatit huazimin e talentit 18-vjeçar te Dortmundi

Real Madridi dhe Borussia Dortmundi do të përsëritin operacionin “Hakimi”.

Sport

16/08/2020 16:42

Klubi spanjoll do të huazojë talentin brazilian Reinier te verdhezinjtë për dy sezonet e ardhshme, për t’i dhënë mundësi 18-vjeçarit që të luajë më shumë dhe në një kampionat të fortë si Bundesliga.

Nga ana tjetër Dortmundi do të afrojë një alternativë më shumë për mesfushën dhe sulmin pa kosto të mëdha, teksa nuk do të ketë klauzolë për një mundësi blerjeje të fantazistit pas 2 sezonesh.

Vetëm pas përfundimit të huazimit dhe paraqitjeve që do të bëjë lojtari, palët do të diskutojnë sërish për të ardhmen e Reinier. /Lajmi.net/