Reali lanson Odegaardin
Përforcimi i ri i Real Madridit, Martin Odegaard mund të debutojë për gjigantin spanjoll në ndeshjen e kthimit kundër Schalkes, në Ligën e Kampionëve.
Sport
Martin Odegaard ishte një prej përforcimeve më të bujshme të Real Madridit, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Talenti i madh norvegjez erdhi në Santiago Bernabeu me parashikime të mëdha. Dhe, deri më tani ai ka luajtur për ekipin e dytë.
Por, sipas të përditshmes sportive madrilene “AS”, trajneri Carlo Ancelotti mendon ta inkuadrojë në ekip dhe t’ia dhurojë debutimin në ndeshjen e kthimit kundër Schalkes, në Ligën e Kampionëve.
Në rast se debuton ndaj Schalkes, Odegaard do të hyjë në histori si futbollisti më i ri që luajti në Ligën e Kampionëve.
Në moshë 16-vjeç e 84 ditë, ai do ta tejkalojë rekordin e Celestine Babayaro prej 16 vjeç e 87 ditë.