Reali e ofron Arbeloan në Premierligë

Real Madridi ka vendosur ta lirojë Alvaro Arbeloan. Los Blancos ua kanë ofruar disa skuadrave angleze mbrojtësin e djathtë, ndërsa duket se Arsenali e Liverpooli janë të interesuar për të.

Sport

31/08/2014 15:31

E ardhmja e Alvaro Arbeloas duket të jetë larg Real Madridit. Los Blancos kanë vendosur ta shesin ose huazojnë mbrojtësin e djathtë spanjoll.

Tabloidi britanik Daily Star shkruan se kampioni evropian ua ka ofruar disa skuadrave angleze futbollistin, i cili ka përfunduar në bankinë në Santiago Bernabeu, ku trajneri Carlo Ancelotti e preferon Dani Carvajalin.

Gjithnjë sipas këtij tabloidi, interesim për ish përfaqësuesin spanjoll kanë shprehur Arsenali dhe ish skuadra e tij, Liverpooli.