Reali dënohet nga UEFA për shkak të thirrjeve raciste të tifozëve ndaj Arsenalit në Champions

Real Madridi ka marrë një tjetër gjobë nga UEFA, kësaj radhe për sjellje raciste nga tifozët e tyre gjatë duelit ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve. Incidenti ndodhi gjatë përballjes së parë në ‘Emirates Stadium’ të zhvilluar në muajin prill. Sipas Mundo Deportivo, ‘Los Blancos’ janë dënuar me një gjobë prej 15 mijë eurosh nga…

Sport

03/05/2025 08:28

Real Madridi ka marrë një tjetër gjobë nga UEFA, kësaj radhe për sjellje raciste nga tifozët e tyre gjatë duelit ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

Incidenti ndodhi gjatë përballjes së parë në ‘Emirates Stadium’ të zhvilluar në muajin prill.

Sipas Mundo Deportivo, ‘Los Blancos’ janë dënuar me një gjobë prej 15 mijë eurosh nga Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës për qëndrimet raciste të tifozëve të tyre.

Ata gjithashtu kanë vendosur një masë ndalimi në biletat si mysafir, që do të jetë e vlefshme për vitin e ardhshëm dhe do të thotë se në rast se ata shpallen fajtor për një tjetër shkelje, tifozëve të tyre mund t’iu ndalohet pjesëmarrja në ndeshjet si mysafir në garat e UEFA-s.

Nuk është edne e qartë se si ka ndodhur incidenti, të paktën deri më tani, pasi nuk është raportuar aq shumë në mediat ndërkombëtare.

Kjo nuk është hera e parë që Real Madridi ka qenë në probleme me trupin qeverisës për sjelljen e tyre këtë sezon, veçanërisht që ka të bëjë me lojtarët e tyre.

Pas triumfit ndaj Atletico Madridit, Antonio Rudiger, Kylian Mbappe dhe Dani Ceballos që të gjithë morën gjoba për festimet e tyre, për të cilat UEFA konsideroi se kishin kaluar kufirin.

Rudiger dhe Mbappe gjithashtu u dënuan me nga një ndeshje, që do të thotë se në rast që ata shkelin rregullat sërish, do të përballen me një suspendim gjithashtu.

Real Madridi ka qenë tejet i zëshëm për racizmin në futboll në vitet e fundit dhe kanë dënuar abuzimin ndaj Lamine Yamal në ‘Santiago Bernabeu’ në tetor, ndonëse nuk e kanë konfirmuar ende përjashtimin e tifozëve të përfshirë në atë rast.