Real Madridi synon ta shesë Iscon

Gjiganti spanjoll duket se nuk llogaritë më në mesfushorin spanjoll.

Sport

24/07/2021 18:50

Sipas gazetës ‘AS’, Real Madrid tashmë ka vendosur për të ardhmen e Iscos, transmeton lajmi.net.

Klub spanjoll po synon ta shesë mesfushorin gjatë afatit kalimtar të verës.

Ishte spekuluar se me ardhjen e Carlo Ancelottit në krye të ekipit, spanjolli do të ketë mundësi të jetë pjesë e planeve të trajnerit për sezonin e ardhshëm por duket se këto kanë qenë të pavërteta.

“Los Blancos” shpresojnë të përfitojnë rreth 18 milionë nga shitja e tij.

29-vjeçari, gjithashtu është i hapur për një largim nga Spanja, dhe të gjej një ekip ku mund të ketë më shumë hapësira të shfaq kualitetet e tij. /Lajmi.net/