Real Madridi ruan lojtarët për Champions, pëson nga Villarreal dhe dorëzohet në La Liga
Skuadra e Real Madridit ka pësuar humbjen e radhës në La Liga, kësaj radhe nga Villarreal në ndeshjen e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” e vlefshme për raundin e 28-të në La Liga. Villarreali e mposhti me rezultatin 3 me 2, në një ndeshje tejet interesante dhe me shumë gola të shënuara, shkruan Lajmi.net Pjesën e…
Sport
Skuadra e Real Madridit ka pësuar humbjen e radhës në La Liga, kësaj radhe nga Villarreal në ndeshjen e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” e vlefshme për raundin e 28-të në La Liga.
Villarreali e mposhti me rezultatin 3 me 2, në një ndeshje tejet interesante dhe me shumë gola të shënuara, shkruan Lajmi.net
Pjesën e parë u shënuan dy gola. Ishte Pau Torres që shënoi i pari në portën e gabuar në minutën e 16’të, kurse sulmuesi Chukwueze shënoi për mysafirët.
???? | ???? ?????? 2-2 ?????????? (???????) pic.twitter.com/eBlTUBdtfq
— EuroFoot (@eurofootcom) April 8, 2023
Në fillim të pjesës së dytë, Vinicius Junior shënoi për epërsinë e Real Madrid, por dy gola të shpejtë i shënuan mysafirët.
Ishin: Morales që shënoi fillimisht për 2 me 2 dhe Chukwueze për 2 me 3.
Me këtë fitore, Villarreali shkon në kuotën e 47 pikëve në pozitën e pestë. Kurse Real Madridi dorëzohet zyrtarisht për titullin e La Ligas. Ata tani mbesin me 59 pikë në pozitën e dytë./Lajmi.net/
???? | ???? ?????? 2-3 ?????????? (?????????) pic.twitter.com/jV2nQ4GKSd
— EuroFoot (@eurofootcom) April 8, 2023